Flash News

KRYESORE

KQZ në deklaratë urgjente: Zgjedhjet e 25 qershorit në rrezik, ja pse

KQZ në deklaratë urgjente: Zgjedhjet e 25 qershorit në rrezik, ja

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj dha sot një deklaratë për mediat për emërimet e komisionerëve.  Sipas KQZ partitë politike po vën në rrezik zgjedhjet e 25 qershorit pasi nuk kanëdepozituar propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

Deklarata e KQZ:

Deklaratë e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj për emërimet e komisionerëve.

Në zbatim të nenin 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit.

Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16  KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht:

1- Qarku Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 2 -  PS, PD, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

KZAZ  3 -  PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

KZAZ 4 – PD,PS nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

KZAZ 5 – PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

2- Qarku Lezhë, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 12 dhe  KZAZ 13 - PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

2- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 47-48-50  - PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

KZAZ 49 – PD nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

3- Qarku Durrës,  nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 21-  PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 22, KZAZ 23, KZAZ 24 - PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

4- Qarku Fier, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 56 – PD, PR, nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

5- Qarku Korçë,  ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 67 -  PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengëse për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionerëte QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve të sipërcituara.   

 

Të fundit