Flash News

KRYESORE

KQZ ‘nuk ngopet’, shton sërish votues pas përfundimit të numërimit: Në 30 qershor morën pjesë 22.9 % e qytetarëve

KQZ ‘nuk ngopet’, shton sërish votues pas përfundimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar në një deklaratë për mediat se sa ishte numri total i votuesve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ndryshe nga deklarata e  parë, kur përmes zëdhënëses Drilona Hoxha u tha se në zgjedhje morën pjesë 21.6%, sot KQZ konkludon duke e rritur edhe më shumë këtë shifër, në 22.97 %.

“Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016”, tha Hoxha, e cila dha detaje edhe për votat e pavlefshme.

“Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.

Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.

Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.

Mënjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZ-të kanë nisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm”, shprehet zëdhënësja e KQZ.

Të fundit