Flash News

KRYESORE

KQZ publikon hapësirën televizive që do të jetë në dispozicion të partive për zgjedhjet

KQZ publikon hapësirën televizive që do të jetë në

Përmes një deklarate për shtyp Komisioni Qëndror Zgjedhor ka bërë publike kohën televizive që do të jetë në dispozicion për çdo parti pjesmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit.

KQZ vendosi:

  1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej 60 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partisë parlamentare, Partia Socialiste e Shqipërisë.
  2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 30 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive parlamentare si më poshtë:

      Lëvizja Socialiste për Integrim;

      Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet;

      Partia Kristian Demokrate; 

  1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partive jo parlamentare si më poshtë:

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Partia Aleanca Demokratike

Partia Aleanca Demokristiane

Partia Komuniste e Shqipërisë

Partia Fryma e Re Demokratike

Partia Demokracia Sociale

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia Aleanca Popullore për Drejtësi

Partia Socialdemokrate

Lista e Barabartë

Partia Sfida për Shqipërinë

“Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.48 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

“Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.39 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

“Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

 “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve  për  Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 (tridhjetë e nëntë) vëzhguesve afatgjatë.

 “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) për vëzhgimin e zgjedhjeve  për Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Institutit  Demokratik Amerikan (NDI) , për akreditimin e 7 (shtatë) vëzhguesve afatgjatë.

 

Të fundit