Flash News

KRYESORE

KQZ refuzon dekretin e Metës/ Bardhi: Shteti i Ramës si Ferma e Kafshëve të Orwell-it

KQZ refuzon dekretin e Metës/ Bardhi: Shteti i Ramës si Ferma e

Pas vendimit të KQZ-së për refuzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ai e ka konsideruar si shpërdorim të turpshëm të detyrës vendimin e KQZ-së, duke u shprehur se ky ishte një vendim i marrë nga disa militantë të PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Status i plotë:

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orëellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!

Të fundit