Flash News

KRYESORE

KQZ rrëzon kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar për t’u çregjistruar

KQZ rrëzon kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kundër kërkesës së Partisë së Unitetit Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Kryetari i kësaj partie, Idajet Beqiri, bëri kërkesën pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Por KQZ me 4 vota e hodhi poshtë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

‘Për shqyrtimin e kërkesës, depozituar në KQZ nga Partia Uniteti Kombëtar me objekt ‘Çregjistrim nga procesi zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019’.

KQZ me 4 vota pro vendosi rrëzimin e kërkesës.”, thuhet në vendim

Ndërkohë që kreu i këtij institucioni, Klement Zguri u largua sërish nga mbledhja.

“ Si mundet që një institucion, të gjykojë sipas interesave të veta, apo mendimit të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë që unë të shoh ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e dekretit. Bëhet fjalë për dekret të vendosur në Fletoren Zyrtare e që ka marr fuqi ligjore. Nga një anë kam presidentin nga një anë ministrinë e drejtësisë.

Për ta mbyllur i qëndroj mendimit e konsideratës në mbledhjen e parë shto edhe botimin ne fletoren zyrtare. KQZ duhet të ndërpresë procedurat për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasi dekreti i Presidentit është vendosur në fletore zyrtare. “ tha Zguri.

Të fundit