Flash News

KRYESORE

KQZ shqyrton nesër vendimet për kallzimet penale ndaj komisionerëve në këto zgjedhje

KQZ shqyrton nesër vendimet për kallzimet penale ndaj

Përmes një njoftimi KQZ ka bërë me dije rendin e ditës për mbledhjen që do të zhvillohet ditën që vjen.

Në njoftim thuhet se do të bëhet shqyrtimi i disa projekt vendimeve ndër të cilat do të jetë edhe dhënia e masës së shpërblimit për antarët dhe sekretarët e ZAZ për zgjedhjet e  datës 25 Qeshor 2017.

Ndër të tjera do të jetë edhe shqyrtimi i kallzimeve për komisionerët të cilët u përfshinë në shit-blerjen e votave.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 19.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekt vendimeve,
  2. Për kallzimin penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e proçesit të votimit dhe numërimit të votave, të cilët kanë shkeluar dispozitat e kodit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.
  3.  Për miratimin e strukturës së buletinit për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25.06.2017.
  4.  Për caktimin e masës së shpërblimit për antarët dhe sekretarët e ZAZ, të emëruar kryesisht nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.
  5. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, të listës shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të fundit