Flash News

KRYESORE

KQZ shtyn seancën për Eduart Kaprin: Nuk ka informacion të mjaftueshëm

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u diskutuan materialet e Prokurorisë për deputetët Rehovica dhe Rakipi dhe për kryetarin e bashkisë Pogradec, Eduart Kapri.

Kërkesa e KQZ-së për shtyrjen e çështjes së Kaprit për shkak të mungesës së informacionit të nevojshëm është miratuar me shumicën e votave.

Pas këtij vendimi do t’i dërgohet një kërkesë Prokurorisë për informacione shtesë  në lidhje me dëbimin e Kaprit nga Gjermania.

Kërkesa erdhi pasi në materialin e dërguar nga Prokuroria ishte vetëm raporti i shtetin italian ku rezultonte se nuk ishe dëbuar, dhe jo ai i Gjermanisë.

Ndërkohë KQZ po shqyrton mandatet e deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.

 

Të fundit