Flash News

KRYESORE

KQZ thirrje 4 partive: Sillni propozimet për komisionerë të qendrave të votimit

KQZ thirrje 4 partive: Sillni propozimet për komisionerë të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) i kërkoi sot partive politike: Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të dorëzojnë menjëherë pranë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, propozimet për komisionerë të Qendrave të Votimit.

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e KQZ-s, Drilona Hoxhaj, tha se afati për emërimin e tyre është tejkaluar dhe kjo sjell pamundësinë e trajnimit në kohë të komisionerëve.

“Trajnimi i komisionerëve, sipas saj, është një detyrim ligjor i ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, në funksion të mirëadministrimit të zgjedhjeve, pasi vetëm komisionerë të trajnuar dhe njohës të mirë të ligjit mund të ruajnë standardet zgjedhore.

Afati përfundimtar brenda të cilit duhej të ishin emëruar të gjithë Komisionerët e Qendrave të Votimit ka qenë data 5 qershor.

Ndërkohë, që 12 ditë para datës së zgjedhjeve janë emëruar më pak se 50% e komisionerëve të QV-ve.

Të fundit