Flash News

KRYESORE

KQZ: Tre parti politike po shkelin ligjin, nuk kanë dorëzuar raportet financiare

KQZ: Tre parti politike po shkelin ligjin, nuk kanë dorëzuar raportet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u ka bërë apel tri partive politike të depozitojnë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 25 qershorit 2017.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, tha se partitë politike PDIU, AAK dhe SFIDA nuk kanë depozituar raportet financiare, edhe pse afati i fundit ishte data 25 shtator.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se referuar nenit 24/3 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” i ndryshuar, afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 25 shtator. Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë morën pjesë 18 parti politike nga të cilat deri tani;·15 parti politike e kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ,3 parti politike nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin: Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Arbnore Kombëtare, Sfida”, u shpreh zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të fundit