Flash News

KRYESORE

KQZ u bën thirrje ekspertëve kontabël të bëhen pjesë e monitorimit të financimeve të partive politike

KQZ u bën thirrje ekspertëve kontabël të bëhen

Gjatë një deklaratë për shtyp Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e  KQZ bëri publike thirrjen e këtij instutucioni për ekspertët kontabël.

KQZ thotë se bazuar në rëndësinë e  financimeve të  partive gjatë fushatës politike u bëhet  thirrje ekspertëve  kontabël të ofrohen për monitorimin e financimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Deklarata:

“Bazuar në rëndësinë e  financimeve të  partive gjatë fushatës politike u bëjmë  thirrje ekspertëve  kontabël të ofrohen për monitorimin e financimeve të partive politike. Ekspertët e  regjistruar përveç kushteve që disponojnë duhet të plotësojnë edhe kushtet e  kërkuara nga KQZ. Pas shfaqjes së inetresit nga ekspertët kontabël do të përcaktohen dhe ekspertët për të bërë monitorimin e  financimeve  të partive. Janë  të lutur ekspertët kontabël që të rregjistrohen pranë KQZ.”

Të fundit