Flash News

KRYESORE

KQZ vendos: Kryebashkiakët Dako, Sejdini dhe Mziu kanë të drejtën për kandidim të katërt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i hapë rrugë kryebashkiakëve që kanë tre mandate në detyre, të kenë mundësinë dhe për një mandat të katërt, duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Socialiste.

Udhëzimi është votuar nga anëtarët e KQZ me katër vota pro dhe një kundër, duke bërë që kërkesa të rrëzohet, pas votës kundër të  kreut të KQZ Klement Zguri.

Kryebashkiakët me tre mandate që rrezikonin:

  1. 1.Vangjush Dako (Kryebashkiak i Durrësit),
  2. Qazim Sejdini (Kryetari i Bashkisë Elbasan),
  3. Xhelal Mziu (Kryetari i Bashkisë Kamëz),
  4.  4 Gëzim Topçiu (Kryetari i Bashkisë Maliq),
  5. Adriatik Zotkaj (Kryetari i Bashkisë Poliçan)
  6. Edmond Themelko (Kryetari i Bashkisë Pustec)
  7. Fiqiri Ismaili (Kryetari i Bashkisë Vorë)
  8. Shuaip Beqiri (Kryetari i Bashkisë Konispol)

Të fundit