Flash News

KRYESORE

KQZ vihet në lëvizje pas letrës së prokurorisë për Kajmakun, PS: Të trajtohet sipas ligjit

KQZ vihet në lëvizje pas letrës së prokurorisë për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për mbledhjen e radhës, ku do të vendosë në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës Agim kajmaku, pas letrës së prokurorisë së Përgjithshme që kërkoi zyrtarisht që ai të largohej nga detyra.

Drejtoria Juridike e KQZ-së po përgatit materialet e nevojshme. Vendimmarrja duhet të merret brenda 10 ditëve, por KQZ la në plan të veprojë më shpejt. Në lidhje me këtë çështje, deputeti i PS-së, Ulsi Manja tha se partia e tij mbështete ligjin, e kështu duhet që të trajtohet edhe kjo çështje.

“Rasti Kajmaku do të trajtohet sipas ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e dekriminalizimit. Janë çështje që i kemi sqaruar që kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Partia Socialiste e ka kryer detyrimin e saj ditën kur ka votuar me konsensus të plotë bashkë me opozitën ligjin e dekriminalizimit”, tha Manja pwr televizionin A2.

PD përveçse ka kërkuar shkarkimin Kajmakut, kërkon që ai të dënohet me burg, për faktin se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Të fundit