Flash News

KRYESORE

Krah Ballës, Rudina Hajdari flet nga Holanda: Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor

Krah Ballës, Rudina Hajdari flet nga Holanda: Shqiptarët e

Me delegacionin shqiptar në Holandë ishte edhe deputetja Rudina Hajdari me mision për të bindur ligjvënësit vendas për të votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Në një reagim në rrjete sociale, Hajdari tregon kërkesat që ka shprehur në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës

Sipas deputetes Hajdari, e pranishme nën cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimi, ajo ka shprehur interesin se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor.

“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimi shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon me të sigurt.

Gjithashtu gjatë vizitës në u takova dhe me të rinjtë shqiptarë që janë modele pozitive. Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës”, shprehet deputetja Hajdari.

Të fundit