Flash News

KRYESORE

Krah eurokomisionerit Varhelyi, Rama reagon për lirimin e Endrit Dokles: Po bashkëpunpojnë hapur me krimin

Krah eurokomisionerit Varhelyi, Rama reagon për lirimin e Endrit Dokles: Po

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë, e cila liroi me kusht Endrit Doklen, i njohur si ish-anëtar i bandës së Durrësit.

Vendimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha u komentua edhe nga Rama, gjatë një konference të përbashkët me eurokomisionerin e BE, Olivér Varhelyi në Tiranë.

“Në ditët në vijim do aktivizojmë iniciativën e re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe prokurorëve dhe gjykatësve që si në rastin e freskët të para dy ditësh i përkasin KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai shtoi se me zyrtarin e BE është diskutuar për ecurinë e procesit të integrimit

“Kemi ndarë pikëpamjet lidhur me çfarë ka ndodhur në fund të 2019 dhe çfarë mund të presim nga ky vit. Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjëra që do bënim edhe po të ishin hapur negociatat vitin e shkuar, pavarësisht arritjes ose jo konsensusit brenda Këshillit Evropian”, tha kryeministri.

Të fundit