Flash News

KRYESORE

Krahasimi me 22 marsin '92: 'të fortët' në Parlament, pa besim e shpresë në shoqëri

Krahasimi me 22 marsin '92: 'të fortët' në

Studiuesi Afrim Krasniqi, me anë të një fotoje ka 'përkujtuar' 22 marsin e 25 viteve më parë, kur e djathta popullore antikomuniste vinte në pushtet me 1 milion vota më shumë se komunistët e Alisë. Pardoksi është se shifra është përmbysur në zgjedhjet e fundit të 2013, me 1 milion vota në favor të ish-komunistëve. Një fakt që KM Rma i pëlqen ta përmendë sa herë ka rastin. Krasniqi ka bërë një krahasim edhe të 'cilësisë' së dy parlamenteve: të '92-it dhe 2017. Vëren ai:

"Krahasuar me parlamentin aktual: më 1992 nuk kishte “të fortë” në parlament. 6 deputetë ishin juristë, 35 deputetë ishin arsimtarë e pedagogë, 3 deputetë ishin artistë, 74 deputetë ishin ekonomistë, 25 deputetë ishin inxhinierë, 8 deputetë agronomë, 12 deputetë mjekë, 11 deputetë punonjës shkencorë, dhe 11 të tjerë shkrimtarë e gazetarë. Pjesa tjetër, zooveterinerë, studentë, nëpunës.

Më tej Krasniqi e kthen pasyrën nga shoqëria për të kuptuar se si ishim dhe si jemi:

"Ia vlen ta kujtojmë jo si dita kur dikush erdhi përkohësisht në pushtet dhe dikush iku përkohësisht prej tij, apo se ata që erdhën dhe që ikën janë përsëri në politikë edhe pas 25 vitesh, por si dita simbol e ëndrrave dhe pritshmërive të mëdha, dita që duhej të sillte ndryshimin e madh dhe që ndryshe nga sa pritej, solli edhe zhgënjime të mëdha. Pas 25 vitesh jemi më të pasur, më të veshur, më të ngopur me parti e pushtet, media e beton, por na mungon diçka e jashtëzakonshme që e kishim më 1992, - besimi dhe shpresa!"

Të fundit