Flash News

KRYESORE

Krahasoi teatrin me veshjen e gazetares, analisti kritikon këshilltarin e Veliajt: Jemi para një përzierje të rrezikshme injorance dhe shpirti të shitur

Krahasoi teatrin me veshjen e gazetares, analisti kritikon këshilltarin e

Analisti Fitim Zekthi ka kritikuar Abaz Hadon, këshilltar i kryebashkiakut Erion Veliaj, për përgjigjen që i dha gazetares në studion e ‘Fax News’ kur u pyet nëse identiteti i Tiranës cenohet nga shkatërrimi i godinave historike dhe ndërtimi i kullave.

Hado u përpoq të banalizonte çështjen duke krahasuar Teatrin Kombëtar me veshjen e gazetares dhe për Zekthin kjo është prova për të kuptuar se “jemi para një përzierje të rrezikshme injorance dhe shpirti të shitur.”

“Dhe ki parasysh, Abaz Hado është shumë më i ditur (brenda të qenit i paditur) se Veliaj dhe padyshim, shumë më i ndershëm se ai”, shkruan ndër të tjera analisti.

U pyet për kullat te stadiumi dhe teatri, këshilltari i Veliajt ‘provokon’ gazetaren në studio: Ju jeni vajzë dhe jeni kaq simpatike

Reagimi i plotë i Fitim Zekthit:

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, do të mbetet gjatë në mendjen e njerëzve një organizëm sa qesharake aq edhe i korruptuar, sa i qeverisur pështirshëm nepërmjet kullave dhe lejeve shkatërrimtare të ndërtimit, aq i nevëritshem edhe për mënyrën se si kryetari i saj, një mashtrues patologjik, del natë-ditë në televizion t’u hedhë njerëzve trutë e gomarit. Kulmi dhe pika që përbashkon gjithçfarë është kjo bashki është përpjekja për të prishur godinën e teatrit dhe ndërtuar aty një godine të re me gjashtë kulla. Propaganda e Veliajt për këtë akt ka mashtruar dhe blerë e shitur aktorë e regjisore, ka fyer ata që janë kundër, ka tallur ata që flasin për vlera identitare, ka folur për injorantë që nuk kuptojnë apo 20 përqind tiranas që iu preket identiteti dhe 80 përqind të tjerë që nuk iu preket, folur për teatër që do marrë çmim, për të prapambetur që nuk duan të renë. Çështja e teatrit ka zbuluar edhe sa injorantë, njerëz me fjalor dhe argumenta medioker janë Veliaj dhe njerëzit e tij.

Ja për shembull çfarë tha sot nënkryetari Abaz Hado në një TV kur u pyet nga gazetarja se a cenohet dinjiteti i Tiranës kur kemi stadium me kullë, teatër me kullë etj: "Jo, pse cenohet? Ja psh, ti je vajzë e bukur, mund të veshësh jelek por nuk i jep lajmet me jelek. Ty të shkon kjo ngjyrë. Jeleku është i bukur por jo për lajme. Duhet modernia, Tiranës i shkon modernia. Ka kudo, por edhe nqs nuk ka stadium me kullë, do ketë. As kulla në det nuk ka patur por u bënë në Arabi, në Emiratë. Ti me veshjen ke zgjedhur progresin apo jo, ne na duhet modernia, na duhet progresi...."

Kaq mjafton për të kuptuar se jemi para një përzierje të rrezikshme injorance dhe shpirti të shitur. Dhe ki parasysh, Abaz Hado është shumë më i ditur (brenda të qenit i paditur)se Veliaj dhe padyshim, shumë më i ndershëm se ai.

Të fundit