Flash News

KRYESORE

Kraja: Nëse një këshilltar gjykohet për shpifje, atëherë kryebashkiaku mund të gjykohet për mashtrim

Këshilltari i Partisë Demokratike Akil Kraja reagoi pas  padisë që kryebashkiaku Erion Veliaj ngriti ndaj tij. Në rrjetin social Facebook thotë se “nëse një Këshilltar Bashkiak gjykohet për shpifje, atëherë Kryebashkiaku mund të gjykohet për mashtrim”.

Postimi i plotë i Krajës

Nëse një Këshilltar Bashkiak gjykohet për shpifje, atëherë Kryebashkiaku mund të gjykohet për #MASHTRIM…

Padia e Erion Veliaj ka të bëjë me një deklaratë të datës 15 nëntor 2017. Kjo deklaratë u bë pas zyrtarizimit të rritjes së çmimit të ujit votuar nga Këshilli Bashkiak falë votave “dizidente” të dy këshilltarëve të LSI-së. Deklarata është e plotë në videon bashkangjitur, shoqëruar nga disa ekstrakte të Veliajt mbi të cilat ajo bazohet. Qytetarët e Tiranës le të gjykojnë vetë kush gënjen në të vërtetë.

 

Të fundit