Flash News

KRYESORE

Krasniqi analizon përgjimet: Skenar perëndimor. Mediat kontrollohen nga pushteti dhe grupet kriminale

Krasniqi analizon përgjimet: Skenar perëndimor. Mediat kontrollohen

Analisti Afrim Krasniqi nuk është aspak i surprizuar me publikimet e prestigjiozes gjermane ‘Bild’. Në studion e televizionit A2 CNN, ai shkon më tej duke u shprehur se pas tyre ekziston një skenar që është zbatuar edhe në vende të tjera, ku pushteti dhe grupet kriminale kontrollojnë mediat.

“Kjo është një dosje që fle prej 2 vitesh. Ky është një skenar që është zbatuar edhe në vende të tjera. Për sa kohë që pushtetet dhe grupe të caktuara kontrollojnë mediat, atëherë është gjetur një mekanizëm dhe ky ka qenë një media perëndimore. I njëjti skenar po ndodh dhe tani”, analizon Krasniqi.

Sipas tij, në Durrës ka grupe të tjerë edhe më të fuqishëm se Avdylajt, që kanë emëruar edhe deputetë e kanë drejtuar parti politike. “Për ne në Tiranë duket lajm, por nëse shkoni në Durrës çdo qytetar i ka ditur këto gjëra edhe më përpara. Madje, ky nuk është grupi kryesor që ka ndikuar në zgjedhje. Janë grupe të tjera të njohura në Durrës që kanë pasur rol edhe më të madh në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Janë lidhje që kanë ekzistuar gjithmonë. Janë individë që kanë vendosur drejtues në të gjitha institucionet, kanë emëruar deputetë, kanë emëruar kryetarë bashkie, kanë drejtuar parti politike, kanë mbajtur kontrollin e jo vetëm një partie, por shumë partish politike dhe kanë vite që kontrollojnë zonën bregdetare të Shqipërisë, përfshirë edhe zonën e Durrësit”, evidenton Afrim Krasniqi.

Të fundit