Flash News

KRYESORE

Krasta kthehet me “A” në Syri TV, në të njëjtën kohë edhe në T7 në Kosovë

Krasta kthehet me “A” në Syri TV, në të

Pasi e pamë në skenën e Teatrit Kombëtar me një monolog që u komentua dhe u përkrah shumë, moderatori Adi Krasta ka marrë një ftesë të veçantë për të qenë pjesë e një stacioni të ri televiziv në Tiranë. Gazetarët e Syri TV i kanë bërë një apel te hapur Adi Krastës për punuar në “Atdheun e tij televiziv”.

Kjo ftesë për Krastën vjen pas mbylljes së programit të tij “A” në televizionin News 24 lëvizje që u dyshua se u bë me ndërhyrje qeveritare.

Më parë ka qenë gazetari Berat Buzhala që i kishte bërë të njëjtën ftesë publike Adi Krastës e cila u pasua me fillimin e sezonit të dimrit të emisionit “A” në T7 të Kosovës.

Sipas burimeve mediatike Adi Krasta e ka pranuar ftesën e kolegëve të Tiranës. Ky vendim i Krastës e bën atë të parin që në të njëjtën kohë ka program në dy platforma informacioni në Kosovë dhe Shqipëri.

Të fundit