Flash News

KRYESORE

Krasta tregon si e ndihmoi Berisha të bëhet gazetar: Ne të dyve na ndodhën ca gjëra më vonë, a jeni penduar?

Krasta tregon si e ndihmoi Berisha të bëhet gazetar: Ne të dyve

Adi Krasta kishte të ftuar të radhës në emisioni  e tij “A Show” ish-kryeministrin Sali Berisha, një personazh që e intervistonte për herë të parë, ndonëse sipas tij ka qenë personi që ka ndërhyrë personalisht që të niste punë në radio në fillimet e tij të karrierës.

Edhe pse nuk u ndal në detaje konkrete, Krasta e ceku se mes tij dhe Berishës disa vite më vonë diçka kishte ndodhur mes tyre, duke e risjellë atë kohë në formën e një pyetjeje, nëse Berisha  ishte penduar ose jo që e kishte ndihmuar të bëhej gazetar.

“Gazetarët kanë edhe lidhjet njerëzore e private me njerëzit e pushtetshëm. Unë kam patur një fat të jashtëzakonshëm individual sepse ju personalisht keni bërë një ndërhyrje personale saqë unë deri vonë nuk e kam konceptuar më pas kur ju njoha se si më keni ndihmuar të filloj punë në radio.

Ndërkohë, doktor Saliu seç na ndodhën ca gjëra që ndikuan dhe te unë dhe te ju. A jeni penduar që më keni ndihmuar mua të bëhem gazetar?”, e pyeti Krasta.

Ndërsa Berisha i përgjigjet: Kurrë. Të jesh i sigurt se unë jam një njeri i pasionit, por kurrë viktimë e hakmarrjes. Përkundrazi. Nëse do kesh urrejtjen, të gllabërojnë pasionin.

Nuk jam bërë kurrë ndonjëherë pishman, nëse kam pasur mundësi të ndihmoj një njeri.

Unë kam një koncept të gjerë për lirinë. Liria është zgjedhje dhe e harrojmë këtë. Sa herë ta harrojmë këtë, aq herë gabojmë. Nëse e rikujtojmë këtë, mbetemi brenda civilitetit në raport me lirinë”.

Kujtojmë se pas viteve ’90, Krasta doli të prezantonte një emision me njërin sy të nxirë. Vetë Krasta nuk e ka komentuar asnjëherë atë moment, por gjithnjë është aluduar në dy versione, se u rrah ngaqë kishte ngacmuar një vajzë (ish-miss), ose nga “tropojanët e Berishës”.

Të fundit