Flash News

KRYESORE

Kredi si i pastrehë, por me apartament 140 mijë euro, gjyqtari i Kushtetueses në ‘skanerin’ e vettingut

Kredi si i pastrehë, por me apartament 140 mijë euro, gjyqtari i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën e radhës dëgjimore për anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Në këtë seancë të parë, gjyqtari ka preferuar të mos jetë prezent, por të përfaqësohet vetëm përmes avokatit të tij, Julian Mertiri.

Gjatë seancës, trupa gjykuese doli në konkluzionin se gjyqtari nuk justifikon dot një apartament 112 m2 në Tiranë, me vlerë 140 mijë euro.

Sipas KPK, Hoxha mori një kredi prej 50 mijë euro si i pastrehë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.

Avokati i gjyqtarit nga ana tjetër deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka marrë hua te kuanti i tij për të shlyer pjesën tjetër të pagesës.

Gjyqtari Fatmir Hoxha është anëtar i Kushtetueses që prej 2011-ës dhe kalon sot në sitën e vettingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Vendimi për gjyqtarin pritet të jepet më 10 maj, ora 13.00.

 

 

 

Të fundit