Flash News

KRYESORE

Krematoriumi i Bergamo-s nuk përballon fluksin e viktimave nga Covid-19, ndërhyn ushtria

Krematoriumi i Bergamo-s nuk përballon fluksin e viktimave nga Covid-19,

Fotografia e kolonës së kamionëve e realizuar në Borgo Palazzo

Në pjesën e Italisë të goditur fort nga Covid-19, krematoriumi ka nisur të funksionojë 24 orë në ditë. Arkivolet kanë mbushur dy morgje spitalore.

Një numër aq i lartë sa krematoriumi i qytetit po përballet me vështirësi të shumta. Kryetari i Bergamo, Giorgio Gori, shpjegoi se " numri i vdekjeve shumë herë më i lartë nga coronavirusi, por ka shumë njerëz të tjerë që vdesin në shtëpi, ose në azile pleqsh".

Dhe për të përballuar këtë emergjencë, kryetarët e qyteteve të tjera kanë vënë në dispozicion kapacitetet e tyre të cilët ofruan të marrin përgjegjësinë për 60 arkivole. Mjekët ushtarakë janë ftuar për ndihmë. Ka aq shumë të vdekur saqë ka një listë pritjeje për varrosje.

Kështu, mbrëmjen e së mërkurës, automjetet e ushtrisë sollën dhjetëra arkivole, rreth gjashtëdhjetë, nga varrezat e Bergamos në rajone të tjera ku ka komuna që janë ofruar për t'i pranuar ato.

Arkivolet e marra nga varrezat e Bergamos do të sillen në krematoriume në Modena, Acqui Terme, Domodossola, Parma, Piacenza dhe disa qytete të tjera.

Edhe agjencitë e varrimit nuk ishin më në gjendje të menaxhonin shërbimin, pasi disa janë të mbyllur sepse punonjësit janë të sëmurë.

Të fundit