Flash News

KRYESORE

‘Krenar për PS’, Rama vlerëson të vetët në 3 vjetorin e votimit të reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar  sot në lidhje me përvjetorin e tretë të votimit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi.

“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Rama vlerësoi PS-në si për punën e arritur, si dhe shprehu mirënjohjen për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Të fundit