Flash News

KRYESORE

Krerët e ‘Drejtësisë’ marrin vendimin: Studentët do zhvillojnë mësim te gjimnazi “Petro Nini”

Krerët e ‘Drejtësisë’ marrin vendimin: Studentët

Drejtuesit e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, ashtu siç edhe ishte parashikuar, kanë marrë vendim për të rifilluar procesin mësimor ndonëse godina vijon të jetë e bllokuar nga studentët e ngujuar.

Dekani i fakultetit, Artan Hoxha ka vendosur që t’i “strehojë” studentët përkohësisht në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, pak metra larg godinës së ‘Drejtësisë’.

“Njoftohet i gjithë personeli akademik dhe studentët e ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës, se nesër në datë.30.01.2019, ora 14.00, rifillon procesi mësimor në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", thuhet në njoftim.

Drejtuesit e këtij fakultetit janë ndër të vetmit që nuk janë solidarizuar me studentët protestues dhe nuk mbështesin bojkotin. Ndërkohë në fakultetet e tjera, stafet e pedagogëve dhe administrata i kanë dhënë mbështetje studentëve.

Të fundit