Flash News

KRYESORE

Krerët e klubeve të Superiores-Qeverisë: S'heqim dorë nga bojkoti pa plotësuar kërkesat!

Presidentë e klubeve të Kategorisë Superiore kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me presidenti e FSHF-së Armando Duka në Minsk të Bjellorusis, pasi ndodhen aty për ndeshjen e nesërme të kombëtares për Ligën e Kombeve.

Ata vazhdojnë të jenë në në të njëjtën linjë, si në mbledhjen e parë, për të bojkotuar kampionatin, (i cili është i parashikuar që të nisë më 12 shtator), deri në plotësimin e katër kërkesave nga Qeveria.

Lajmin e ka bërë me dije klubi i Vllaznisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe dy foto nga takimi i sotëm.

Krerët e klubeve të Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje qeverisë që të plotësohen sa më shpejt, ndryshe paralajmërojnë se bojkoti do të përshkallëzohet edhe më tej.

"Superliga vazhdon bojkotin deri nê plotësimin e kushteve dhe kampionati nuk fillon më 12 shtator.

Presidentët e Superligës bëjnë thirrje urgjente që kërkesat e tyre të drejta për zhvillimin e sportit që jane drejtuar tashmë Qeverisë të merren parasysh nga kryeministri Rama që të plotësohen sa më shpejt, përndryshe bojkoti do të përshkallëzohet edhe më tej." shkruhen në postimin e Vllaznisë.

Katër kërkesat e klubeve të Superiores për qeverinë:

1- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së kërkuar nga klubet e futbollit.

2-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve të futbollit në formën e TVSH-së së reduktuar në masën 6% dhe jo vetëm të infrastrukturës futbollistike.

3-Zerimin e gjobave dhe të kamatë-vonesave për të gjitha detyrimet fiskale të prapambetura dhe

4-Zgjatjen e efekteve të përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat të sportistëve nga 2 në 10 vjet.

Të fundit