Flash News

KRYESORE

Kreshnik Çollaku komenton vullnetin e demokratëve dhe bën thirrje për bashkim: Të ndërtojmë strategji fituese për PD

Kreshnik Çollaku komenton vullnetin e demokratëve dhe bën

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, në një shënim në rrjetin social Facebook shkruan për vullnetin e qartë të demokratëve të cilët votuan për një mandat të dytë Lulzim Bashën në krye të PD.

Sipas Çollakut ky proces përmbylli një fazë për ringritjen e PD dhe bën thirrje për bashkim për një strategji fituese për PD përmes korrigjimit, kritikës dhe solidaritetit të mendimit.

Statusi i Çollakut:

“Afer 60 mije antare te PD votebesuan Lulzim Bashen per te drejtuar PD per nje mandat tjeter. 

Kjo eshte nje vote dhe vullnet i qarte. 

Kjo vote permbylli fazen e pare te nje procesi jo te lehte per PD,ate te Ringritjes. 

Duke i uruar suksese Lulzim Bashes ne drejtimin e PD per keto vite,

i kerkoj cdo demokrati te kuptoje se fushata mbaroi e bashke me te edhe emocionet ndaj njeri tjetrit. 

Tani eshte koha te bashkohemi,dhe te gjejme e ndertojme nje #Strategji#Fituese per PD,permes korrigjimit,kritikes,solidaritetit mendimit dhe ideve te reja,permes respektit reciprok dhe kultures demokratike. 

Kjo eshte beteja jone e perbashket dhe e vetmja rruge drejt fitores. 

Perpara”

Basha fitoi bindshëm garën e 22 korrikut në përballje me rivalin Eduart Selami me një shifër rekord 91%.

 

 

 

Të fundit