Flash News

KRYESORE

Kreshnik Çollaku tregon pse Tirana Zyrtare ka probleme të thella me çdo vend në rajon

Kreshnik Çollaku tregon pse Tirana Zyrtare ka probleme të thella me

Në kohën kur shteti fqinj ndeshet me një krizë të madhe politike, Bushati deklaron në Top Story, se “paratë për lobistët e PD në SHBA janë paguar nga e njëjta llogari bankare që u bë për të mbrojtur Nikolla Gruevskin”.

Ndërkohë sot ka ardhur reagimi nga Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, lidhur me këtë deklaratë. Kreshnik Çollaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se kryeministri ia pret trashë në politikën e jashtme,dhe Diplomacinë e drejtojnë Çiliminj Kokëboshë që truri u ka mbetur në 1980 duke besuar ende filmat me diversantë të propagandës socrealiste.

Statusi i plotë:

A e kuptoni pse Tirana Zyrtare ka probleme të thella me çdo vend në rajon?

A e kuptoni pse ka konflikt me Greqinë? 

A kuptoni pse genjejnë prej 4 vitesh Turqinë? 

A kuptoni pse renduan pozitën e Kosovës me dialogun me Serbinë?

A kuptoni pse dashurohen me Vuçiç? 

A kuptoni pse mbyllet ambasada në një vend me zhvillime delikate në Ballkan,në Bosnie Hercegovinë?

A kuptoni pse njollosen Marrëveshjen e Partive Shqiptare në Maqedoni me siglen propogandistike "Made in Tirana"?

A kuptoni pse sulmuan kandidatin presidencial Trump dhe e quajtën "turp të qytetërimit"?

A kuptoni pse çdo kanceleri i trajton si sejmene lokale pa dinjitet??

Se kryeministri ia pret trashë në politikën e jashëtme,dhe Diplomacinë e drejtojnë Çiliminj Kokëboshë që truri u ka mbetur në 1980 duke besuar ende filmat me diversantë të propagandës socrealiste!!!”

Të fundit