Flash News

KRYESORE

Kreu i demokratëve të Fierit del hapur: Iu presim te votojme per Kryetarin e PDSH, Z.Basha!

Kreu i demokratëve të Fierit del hapur: Iu presim te votojme per

Një ditë para votimit, kryetarët e PD-së në rrethe janë pozicionuar për kandidatin e preferuar. Disa prej tyre më herët u kanë bërë thirrje demokratëve që të votojnë ish-kreun e kësaj partie, Lulzim Basha. Hapur ka dalë Bejko i Gjirokastrës e ndonjë tjetër, por në mbështetje të Bashës ka dalë edhe krei i demokratëve ët fierit, Baçi. Në mesazhin dërguar demokratëve , Baci u kerkon qe te votojne kreun aktual te PD-se, Lulzim Bashen. Sipas një SMS të shpërndarë për antarët e PD -së në Fier, të siguruar, ai u kërkon atyre hapur të mbështesin Bashën: “E shtune, 22.07.17, prej ores 8:00-19:00, te kinoteatri Fier, ju presim te votojme per Kryetarin e PDSH,Z.Basha. Pjesmarrja e domosdoshme! Kryetari i PD Fier L.Baci”, u shkruan antarëve, Baçi, që është edhe deputet i zgjedhur rishtaz i PD.

Ne votimet e neserme jane perballe Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

 

Të fundit