Flash News

KRYESORE

Kreu i antimafias italiane: Drograt e lehta nga Shqipëria po ‘pushtojnë’ vendin, të legalizohen

Kreu i antimafias italiane: Drograt e lehta nga Shqipëria po

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane, Franko Roberti, i ka kërkuar Parlamentit dhe qeverisë italiane që të legalizojnë drograt e lehta, kjo sipas atij është një mënyrë e mirë për të goditur bandat e drogës.

 Roberti shprehet se: “Droga të lehta kanë ‘pushtuar’ vendin duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, që vjen nga trafiku i drogave të lehta nga Shqipëria”, raportojnë mediat italiane.

“I kemi kërkuar parlamentit dhe qeverisë italiane që të gjendjet një zgjidhje. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit është të luftojë fuqitë kriminale dhe jo të bashkëjetoj me ta.

Duhet të prodhojë dhe shes droga të lehtë me çmime konkurruese në mënyrë që të ‘rivalizojë’ me çmimet organizatat kriminale. Shteti duhet të prodhojë droga të lehtë dhe me cilësi”, ka deklaruar prokurori i Përgjithshëm Roberti.

 

Të fundit