Flash News

KRYESORE

Kreu i Dhomës së Fasoneve: Nga 5 apartamente që shiten në Tiranë, 4 i blejnë zyrtarët

Kreu i Dhomës së Fasoneve: Nga 5 apartamente që shiten në

Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve, thotë se niveli i korrupsionit në vend është shqetësues. Në emisionin "Ekopolitikë" në Ora News, ai iu referua disa statistikave të një viti më parë ku tha se nga pesë apartamente që shiten në Tiranë, katër i blejnë zyrtarët.

“Korrupsioni është diçka që është bërë legale në Shqipëri. Është një binom i shëndetshëm, edhe shoqëria edhe politika dhe qeveria kanë pjesët e veta gjatë 30 viteve. Jemi në një nivel jashtëzakonisht të madh. Kam lexuar para një vit e ca një statistikë ku thoshte nga 5 apartamente që shiten në Tiranë, 4 i blejnë zyrtarët, ata që kanë rrogë shteti. Nuk e di vërtetësinë e kësaj por një e vërtetë e madhe është. Një nga elementët që ka jetëgjatësi korrupsioni është se nuk flasim”, u shpreh Gjika.

Të fundit