Flash News

KRYESORE

Kreu i FRPD-së fiton betejën me COVID-19: Karantina më shërbeu si një reflektim për sfidat që na presin

Kreu i FRPD-së fiton betejën me COVID-19: Karantina më

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka fituar betejën me COVID-19, pas dy javësh qëndrimi në karantinë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili shkruan se periudha e karantinës i shërbeu si një reflektim për sfidat që e presin në të ardhmen. Gjithashtu ai jep dhe një mesazh për qytetarët për zbatimin e masave anti-covid.

"Karantina 2 javore mori fund! Ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat pranë dhe më uruat shërim të shpejtë. Kjo periudhë karantine shërbeu për mua si një reflektim për sfidat që na presin.

Ju uroj një të Dielë të mbarë, pranë të dashurve tuaj. Mos harroni! Bëni kujdes, ruani distancën sociale, lani duart sa më shpesh dhe përdorni masivisht maskat mbrojtëse!" shkruan Belind Këlliçi.

https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/photos/a.978475918842207/3401311689891939/?type=3&theater

Të fundit