Flash News

KRYESORE

Kreu i Gjykatës Kushtetuese drejt shkarkimit, KPK vendos sot për Bashkim Dedjan

Kreu i Gjykatës Kushtetuese drejt shkarkimit, KPK vendos sot për

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja rrezikon të mos e kalojë sot procesin e vettingut.

Në seancën e parë dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Bashkim Dedja i përfaqësuar nga avokati Maksim Haxhia rezultoi se ka probleme në justifikimin e një prej shtyllave kryesore të vettingut, pasurinë.

Konkretisht, në vitin 1993 ka blerë një apartament 146 m2 dhe një garazh 180 mijë euro. Ai ka marrë një kredi 120 mijë euro dhe 25 mijë të tjera hua nga i vëllai dhe kuanti i tij. Por nga verifikimet, rezultoi se në ditën e lidhjes së kontratës, kunati i tij nuk ndodhej në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ai deklaroi se ka marrë hua 15 mijë euro nga i vëllai që punon e jeton në Greqi, por ai rezulton se ka blerë vetë një apartament 40 mijë euro dhe ka marrë kredi për të shlyer paratë.

Probleme janë konstatuar edhe për një apartament në Durrës, i blerë me 19 mijë euro në 1997-ën. Dedja ka deklaruar se e ka blerë me paratë e vëllait, por pas verifikimit del që faturat e dritave dhe të ujit ishin në emër të atij vetë.

Deri tani në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur vetëm tre anëtarë. Deri tani, mendohet se shanset për të kaluar vettingun janë të pakta, ndërsa e vetmja që e ka kaluar me sukses është Vitore Tusha.

Të fundit