Flash News

KRYESORE

Kreu i Gjykatës së Lartë në vështirësi përballë vettingut: Ika deri në Gjermani të mblidhja dokumentet

Kreu i Gjykatës së Lartë në vështirësi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai u shpreh se i ka siguruar të gjitha dokumentet për të faktuar sipas tij, se nuk ka asgjë që e cënon për tu rikonfirmuar në detyrë.

“Unë erdha këtu për të respektuar Komisionin, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar të gjitha gjërat. Kam shkuar deri në Gjermani për të mbledhur në kohë të gjitha dokumentet e duhura, për të raportuar mbi figurën time. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim”, deklaroi Zaganjori.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit , ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave. Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrespondon me atë reale.

Vendimi për Kryetari i Gjykatës së Lartë pritet të merret më 24 korrik.

Të fundit