Flash News

KRYESORE

Kreu i Gjykatës së Lartë përballë vetingut, të dhëna kontradiktore për apartamentin

Kreu i Gjykatës së Lartë përballë vetingut, të

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka dal sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas deklarimeve, Zaganjori zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

Relatorja e çështjes u shpreh se sipas ILDKPKI, kreu i Gjykatës së Lartë rezulton i pastër dhe pa probleme me pasurinë, por ka kryer deklarim të pa sakatë për apartamentin në Tiranë dhe një dyqan.

“Zaganjori ka apartament 293 m², blerë në 2001 dhe ka një apartament  81 m² në Durrës. Për apartamentin në Tiranë ka të dhëna kontradiktore, pasi ka kryer deklarim të pasaktë për apartamentin. Për dyqanin ka shmangie të detyrimeve. Subjekti ka deklaruar ne Veting se është blerë per 1.4 mln leke me të ardhura personale dhe nga qiraja. Kjo pasuri është deklaruar edhe ne 2003 si biblioteke për 1.8 mln leke. Sipas KPK vlera e kësaj është 500 mije leke sipas kontratës se shitjes. Pra Zaganjori ka deklaruar vlera të ndryshme. Ai ka shmangur tatimet, se në ZVRPP e ka deklaruar vlerën 500 mije leke”, thuhet në raportin e KPK.

Të fundit