Flash News

KRYESORE

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së reagon për dekoratat dhe mbetjet: S’ka më projekt-ligj

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së reagon për dekoratat dhe mbetjet:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me projekt-ligjet për dekoratat dhe për mbetjet.

Ai shprehet i qartë se s’do ketë më projekt-ligj për dy çështjet e mësipërme dhe shton se tashmë bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t'i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shprehet Balla në një reagim në Facebook. 

Kujtojmë që gjatë qeverisjes “Rama 1”, mazhoranca miratoi ligjin për importin e plehrave, por ish-presidenti Bujar Nishani e ktheu për rishqyrtim.

Të fundit