Flash News

KRYESORE

Kreu i KED reagon pas deklaratës së Metës: Më në fund presidenti po e ushtron një të drejtë, jam gati

Kreu i KED reagon pas deklaratës së Metës: Më në fund

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani reagoi pas akuzës së presidentit Ilir Meta se ai ka shpërdoruar detyrën, e për këtë do ta kallëzojë penalisht. Ai tha se si çdo shtetas tjetër, i nënshtrohet Kushtetutës dhe se është gati që të përballet me akuzat, por pa lojëra mediatike dhe procedurale.

Ai mendon se që tani ka nisur që të zbatohet reforma në drejtësi, qëllimi i të cilës është barazia përpara ligjit.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallëzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi”, tha Dvorani.

Të fundit