Flash News

KRYESORE

Kreu i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Nuk ndikohemi nga partia, votojmë në interes të qytetarëve

Kreu i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin

Kreu i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Eliton Halimi  i ftuar në Fax News ka komentuar në lidhje me votat pro buxhetit të 2018 për këtë bashku.

Halimi u shpreh se votat e LSI-së ishin individuale dhe nuk janë ndikuar nga partia apo bashkia por kanë votuar gjithmonë në interes të qytetarëve.

“Ne asnjëherë nuk jemi ndikuar as më përpara nga partitë apo nga bashkia. Ne gjithmonë kemi pasur qëllimet tona  dhe kemi bërë propozimet tona. Jemi përpjekur të gjejmë një zgjidhje në favor të qytetarëve.

Në dy buxhetet e kaluara ne kemi bërë dëgjesa dhe kemi bërë edhe propozimet tona konkrete. Në momentin që propozimet tona nuk u morën parasysh edhe ne bëmë zgjidhjet tona. Kemi bërë dëgjesa me ekspertet edhe për mjedisin. Këto nuk na u morën parasysh nga bashkia.

Me grupin e Këshilltarëve të LSI-së nuk ka ndodhur asgjë. Nëse  këshilltarët e caktuar dhe individë të caktuar duan të votojnë kundër, ky nuk është problem i grupit. Ai është vendim i tyre personal. Edhe mund të blihen këshilltarë. Nuk është këtu zgjidhja, zgjidhja është që të kemi një buxhet për qytetarët.  Këshilltarë të caktuar të LSI-së kanë shpërdoruar besimin.  Kemi votuar ato buxhete ku na janë dëgjuar propozimet tona.”, u shpreh Kreu i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës Eltion Halimi.

 

Të fundit