Flash News

KRYESORE

Kreu i KLP jep afatin: Kur do të shpallet përfundimisht kryeprokurori i ri, lista me tre emrat  

Kreu i KLP jep afatin: Kur do të shpallet përfundimisht kryeprokurori

Sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur projekt-rregulloren për pikëzimin e tre kandidatët për kryeprokurorin e ri.

Arta Marku, Fatjona Memçe dhe Olsian Cela do të dalin para këshillit nesër në një seancë dëgjimore ku do të tregojnë vizionin e tyre mbi drejtimin e organit të lartë të akuzës, si dhe mbi aftësitë e tyre profesionale, menaxheriale, formimet shtesë, gradat etj.

Para 11 anëtarëve të KLP ata do u nënshtrohen pyetjeve, ndërsa pasnesër pritet të behet edhe vlerësimi final me listën me tre emrat e renditur në bazë të pikëve.

Lista do ti niset Kuvendit dhe në rast se dështon për t’i votuar me 84 vota, ajo i rikthehet sërish KLP dhe i pari i renditur do të shpallet automatikisht kryeprokuror i përgjithshëm me mandat kushtetues.

“Duke nisur nga 30 ditë nga e pasnesërmja, Shqipëria do të ketë kryeprokurorin e ri”, tha Gent Ibrahimi kreu i KLP.

Të fundit