Flash News

KRYESORE

Kreu i Komisionit të Venecias: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese favorizon qeverinë

Kreu i Komisionit të Venecias: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i BE për Punët e Jashtme (AFET) dhe Liritë Civile, Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (LIBE) kritikoi Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për Ballkanin në BE për stanjacion përsa u përket çështjeve të sundimit të ligjit.

President i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchiou shpreh se nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri përfiton qeveria qe miraton ligje pa qene e mundur te ankimohen. "Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit", sqaroi ai.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson komentoi se sundimi i ligjit është një vlerë themelore dhe thelbësore dhe se një vend duhet të respektojë dhe të promovojë vlerat e përbashkëta duke përfshirë sundimin e ligjit.

“Shumë vende që dëshirojnë të bashkohen me BE janë larg arritjes së kritereve dhe në disa prej tyre kemi kthim mbrapa”, tha ai, duke shtuar se shtetet kandidate, si Shqipëria, duhet të tregojnë vendosmëri për të ecur përpara me proceset e anëtarësimit në BE.

Të fundit