Flash News

KRYESORE

Kreu i LDK-së kundër Shengenit ballkanik: Krijohet një Jugosllavi e re, Rama i ka të qarta interesat

Kreu i LDK-së kundër Shengenit ballkanik: Krijohet një Jugosllavi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, partisë e cila së bashku me Vetëvendosjes do të formojnë qeverinë e e të vendit është kundër krijimit të mini Shengenit Ballkanik. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zae v dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ndodhen në Ohër, ku po flasin për ta konkretizuar dhe realizuar projektin, në Kosovë skeptikët për këtë nismë shtohen.

Sipas tij, ky projekt nuk është asgjë tjetër, përveçe një Jugosllavi e re.

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës.

Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

Marrëveshjet e mini-Shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.”, shkroi Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ai mendon se marrëveshje të tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledhë në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën, sepse ka kufirin më të gjatë më të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në fund ai thumbon edhe Ramën: “Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi.”

Të fundit