Flash News

KRYESORE

Kreu i OBSH mesazh të rinjve: Covid-19 nuk ju kursen, mund t’ju shtrojë në spital ose më keq

Kreu i OBSH mesazh të rinjve: Covid-19 nuk ju kursen, mund t’ju

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje të rinjve që të tregohen më të kujdesshëm ndaj virusit Covid-19.

Gjatë një konference virtuale, kreu i OBSH tha se numri i të prekurve në botë sa vjen e rritet, por kjo s’do të thotë se të rinjtë janë të pathyeshëm.

"Megjithëse njerëzit e moshuar janë më të goditur, të rinjtë nuk kursehen. Të dhënat nga shumë vende tregojnë qartë që njerëzit nën 50 vjeç përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë shtrimin në spital, "tha Tedros.

"Sot kam një mesazh për të rinjtë: Ju nuk jeni të pathyeshëm, ky virus mund të ju shtrojë në spital me javë ose madje do t'ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni zgjedhjet që bëni për vendin ku shkoni mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për dikë tjetër, "tha ai.

Të fundit