Flash News

KRYESORE

Kreu i OFL i akuzuar si 'spiun', Lleshaj: Ka edhe devijime... E rëndësishme që e zbuluam dhe u distancuam

Kreu i OFL i akuzuar si 'spiun', Lleshaj: Ka edhe devijime... E

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar detaje nga rasti i kreut të OFL, Artan Shkëmbi, i akuzuar për dekonspirim të operacioneve duke nxjerr sekrete hetimore (shitjeve të informacioneve tek kriminelët), dhe shpërdorim detyre.

Në një intervistë për “Real Story” në News 24, Lleshaj është shprehur se kjo është një që mund të ndodh kurdo dhe se jo të gjithë punonjësit në radhët e policisë janë të besueshëm. Megjithatë, Ministri ka përgëzuar policinë në punën e saj për zbulimin e veprës.

Lleshaj theksoi se partnerët e huaj thjesht kanë sjellë shqetësimin, por puna është kryer nga Policia Shqiptare, e cila bëri zbulimin dhe më pas u distancua nga rasti.

Balla: Ju flisni dhe trumbetoni arritjet e policisë, po përsa i përket rastit të kreut të OFL, Artan Shkëmbi, i akuzuar për nxjerrjen e sekreti hetimor?

Lleshaj: Policia është një institucion i besueshëm, por jo të gjithë punonjësit e saj janë të besueshëm.

Balla: Po flasim për drejtues, i cili sot hetohet si spiun i grupeve kriminale dhe që ka kaluar vetingun. Informacioni ka ardhur nga partnerët e huaj.

Lleshaj: Si çdo organizatë që ka njerëz, ka edhe devijime. Ka vende të tjera demokratike që janë zgërlaqur publikisht për shkak të devijimeve.

Është lajm i keq që identifikohet një problem i tillë, por është një lajm shumë i madh që Policia e Shtetit arrinë ta identifikojë problemin. Nga partnerët tanë nga jashtë ka ardhur shqetësimi që diçka po ndodh.

Balla: Ka ndodhur diçka?

Lleshaj: Ne kemi dyshime që diçka ka ndodhur. Dhe nga brenda strukturave të policisë është bërë më pas hetimi dhe zbulimi i rastit. Policia shqiptare zbuloi veprën dhe më pas ka kryer distancimin.

Balla: E keni emëruar ju?

Lleshaj: Shkëmbi është emëruar para disa vitesh. Ky ka qëndruar në detyrë edhe kur kam qenë unë, por nuk e kam emëruar unë, flasim këtu për hir të korrektesës së fakteve. Megjithatë, rëndësi në këtë rast ka reagimi dhe trajtimi i rastit, pasi ngjarje të tilla ka edhe do të vazhdojë të ketë përsakohë do të ketë njerëz. Dhe në këtë rast unë jam tërësisht në mbështetje të policisë. Ngjarja është e rëndë dhe jemi fatlum për reagimin e policisë.

Të fundit