Flash News

KRYESORE

Kreu i PD Elbasan: Balla dhe Llatja kujdesen më shumë për fotot sesa për familjet në nevojë

Kreu i PD Elbasan: Balla dhe Llatja kujdesen më shumë për fotot

Kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan Eugen Isai në një reagim në rrjetet sociale i bëri thirrje kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja dhe deputetit të PS Taulant Balla, të “mos kujdesen për foto” me njëri-tjetrin, por për familjet që “janë në kufijtë e mbijetesës.

“Boll më me propagandë! Më shumë kujdeseni për fotot me njëri-tjetrin sesa për qindra e mijëra familje në qytetin tonë, që janë në kufijtë e mbijetesës. Dezinfektoni çdo rrugë e rrugicë në qytet sepse janë shtuar vatrat e infeksionit”, shkruan kreu i PD në Elbasan.

Më tej ai ngre një tjetër shqetësim: “Mos selektoni por ndihmoni çdo familje në nevojë, edhe pse kemi hyrë në javën e katërt të karantinës shumë familje akoma nuk kanë marrë paketën e parë ushqimore”, shkruan Isai.

Më tej, ai apelon që të hiqen taksat vendore për biznesin elbasanas. “Hiqni tarifat e taksat lokale për biznesin elbasanas për të paktën tre muaj. Lërini fotot po mundohi të jeni pranë komunitetit sepse deri tani vetëm fjalë e propagandë kemi dëgjuar”, shkruan kryedemokrati i Elbasanit.

Të fundit