Flash News

KRYESORE

Kreu i PD: Krimi ka kapur shtetin dhe ekonominë, nuk ka pasur një hetim të vërtetë

Kreu i PD: Krimi ka kapur shtetin dhe ekonominë, nuk ka pasur një

Lideri i PD-së, Lulzim Basha akuzoi se i gjithë shteti shqiptar ka bashkëpunuar me krimin me qëllimin e vetëm për të vjedhur votat.

“I gjithë shteti, nga Kryeministri tek punonjësit e fundit publikë kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe me krimin në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar për të vjedhur votat.

Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Kryetari i Komisionit Paralamentar të Sigurisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe Administratës Publike, deputetë, shefa policie, shefa hipotekash, drejtorë tatimesh dhe të drejtorive arsimore, deri policë, dhe mësues janë përfshirë në një konspiracion kriminal së bashku me vrasës, trafikantë dhe keqbërës të tjerë për të dhunuar vullnetin dhe votën e popullit shqiptar.”, tha Basha.

Ai shtoi se kryeministri është njeriu që garanton pandëshkueshmërinë e të inkriminuarve.

“Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët.

Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri.

Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama.

Kjo është e vërteta.”, tha Basha.

Por ai nuk u ndal aty.

Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi.

Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne resorte turistike dhe në zhvillimin e pronave

Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit.

Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave. Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri.”, përfundoi ai.

Të fundit