Flash News

KRYESORE

“Kreu i PD në rrezik”, Lleshaj takim me truprojën e Bashës, Bardhi letër ministrit: Sqarohu ose PD e konsideron shantazh  

Kreut të PD, Lulzim Basha i kërcënohet siguria për jetën. Për këtë arsye, të premten është zhvilluar një takim informal mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Feim Dollapaj, i cili është shoqëruesi i Bashës, punonjës i Gardës, sipas një letre të Gazmend Bardhit, Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Ky i fundit, përmes letrës i kërkon ministrit që të japë in formacione të detajuara mbi të dhënat që sipas tij mund të kërcënojnë sigurinë për jetesën e kryedemokratit Basha.

Bardhi shton se PD do ta konsiderojë si shantazh në rast se ministria nuk i përgjigjet kërkesës për dhënie informacioni, pasi siç shton Bardhi, ka dyshime se takimi ka qëllime për shantazh ndaj opozitës në tërësi.

Letra e plotë: 

 

Të fundit