Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së: Qesharake, po e paraqesin sikur Franca dhe Gjermania kanë përplasje

Kreu i PD-së: Qesharake, po e paraqesin sikur Franca dhe Gjermania

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se qeveria Rama është përgjegjësja për moshapjen e negociatave dhe se është qesharake fakti që përgjigja “jo” po përpiqet që të jepet si rrjedhojë e përplasjeve Francë – Gjermani.

“Shqipëria po shkon pas. Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë. Dhe kjo është një tentativë qesharake.

Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherin-in e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Evropë nuk shkohet me propagandë”, deklaroi Basha në konferencë për shtyp.

Të fundit