Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së: Rama kërkon përplasje civile, por ky skenar i rrezikshëm do të dështojë

Kreu i PD-së: Rama kërkon përplasje civile, por ky skenar i

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tregoi qëllimin e vërtetë që kryeministri Edi Rama ka më 30 qershor, që nuk janë zgjedhjet, por përplasja civile. Në konferencë për shtyp, ai siguroi se ky skenar i rrezikshëm, do të dështojë.

Ai dha larmin se të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njëjtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota.

“Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje me 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.

Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit. Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme.

Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të fortë për të detyruar qytetarët të dalin në votime.”, tha ai.

Basha tregoi se figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershor për të detyruar njerëzit të votojnë nën presion.

“Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët. Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve. Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë. Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës. Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë.

Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.”, tha Basha

Ai shtoi se regjimi i Edi Ramës po u bën presion gjithë punonjësve të administratës publike që të dalin në votime me çdo kusht dhe të marrin familjet.

“Është dhunim i lirisë, dhunim i vullnetit të lirë, dhunim i dinjitetit të njerëzve. Drejtorët, ministrat dhe shefat kudo në administratë, tani kanë marrë vetë rolin e të fortëve dhe të kriminelëve, duke kërcënuar dhe detyruar shqiptarët për të votuar.

I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt”, përfundoi lideri i PD-së.

Të fundit