Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së së Elbasanit tërhiqet nga gara, shpall ambicien për kryetar bashkie

Kreu i PD-së së Elbasanit tërhiqet nga gara, shpall ambicien

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan, pritet të votojë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Aurel Bylykbashi, i cili deri më tani ka drejtuar degën e PD-së në Elbasan, mësohet se është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.

Bylykbashi mësohet të jetë shprehur se është koha që në krye të PD-së së Elbasanit të zgjidhet një drejtues i ri ndërsa vetë ka shpallur ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë në këtë qytet.

Me largimin e tij nga gara, dy kandidatët për të marrë drejtimin e PD-së së Elbasanit janë Eugen Isai dhe Zamir Muzhaqi.

Të fundit