Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së: SPAK dhe BKH janë jetike, duhen zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD-së: SPAK dhe BKH janë jetike, duhen zgjedhje të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se politika shqiptare është e lidhur me mafien dhe se është e domosdoshme që të ngrihen sa më parë si SPAK ashtu edhe BKH, që të goditet krimi në vend. Ai risolli në konferencë për shtyp fjalët e kryeprokurorit italian të mafies Federico Cafiero De Raho, që tregoi për lidhjet mafie politikë në Shqipëri.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi. Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi. Ju sjell fjalët e De Raho-s: ‘Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri’.

Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, tha Basha.

Ai komentoi edhe rezolutën e votuar sot në parlament, ku argumentohet se përse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese.

"Nuk ka parlament, por strehë të parlamentarëve, që nuk e dimë kush janë aty, por e dimë kush i ka çuar dhe ka disa pseudoparlamentarë, për të gënjyer vetveten. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është i pavlefshëm", tha Basha.

Për kreun e opozitës, e vetmja zgjidhje për krizën në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet e parakohshme.

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi.”

Të fundit