Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së tregon se si Rama përfshiu punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore në skenarin e tij kriminal

Kreu i PD-së tregon se si Rama përfshiu punonjësit e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregoi në syri.net se si kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 30 qershorit vendosi të ecë me kokëfortësi drejt një skenari antikushtetues, ta angazhojë krimin dhe dislokoi për ditën e zgjedhjeve një skenar kriminal me qëllim për të shkaktuar viktima.

“Në këtë skenar kriminal u bënë bashkë grupe kriminale, oficerë policie, punonjës të administratës shtetërore, në veçanti të OSHES dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore, më një qëllim të vetëm: që të kthenin çdo lloj proteste të qytetarëve pranë qendrave të votimit, në një skenar përleshje me një bilanc viktimash të cilat do ti shërbenin Edi Ramës për të hequr tërësisht vëmendjen nga fakti që sot Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet në bashkëpunim me krimin nga fakti që ka ndodhur një përplasje civile si rezultat i së cilës në mënyrë të padiskutueshme ishte në prag.

Pra, në këtë situatë politike dy mundësi kishte opozita; të vazhdonte deri në fund edhe në prani të një paligjshmërie të tillë që iu mohoi edhe të drejtën e vëzhgimit edhe kur kishte fituar një betejë edhe në planin kushtetues, edhe në planin ndërkombëtar të shkonte drejt një skenari të sigurt gjakderdhje, të cilën e shmangëm me vetëdije të plotë, dhe që rezultoi të ishte ashtu siç prisnim, ashtu siç iu kërkuam qytetarëve shqiptarë. Sepse vendimit të duhur i thirrjes tonë për ta braktisur këtë farsë ju përgjigjen masivisht qytetarët shqiptarë.”, tha Basha.

Të fundit